Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, “Amnesty International”, akuzon Rusinë për kryerje të krimeve të luftës në qytetin ukrainas të Mariupolit. Sekretarja e Përgjithshme e “Amnesty International”, Agnes Callamard tha në një konferencë shtypi në Johanesburg, se organziata së shpejti do të publikojë një raport të zgjeruar mbi shkatërrimin e shkaktuar nga sulmi i Rusisë në qytetin pranë Detit Azov, raporton AbcNews.
“Rrethimi i Mariupolit, mohimi kërkesave për evakuim humanitar të popullatës, dhe shënjestërimi i civilëve, sipas hetimeve të “Amnesty International”, përbën krime lufte”, tha Callamard.





