fbpx
1.7 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Analisti kosovar thotë se Abdixhiku gabon nëse tërhiqet nga mandati i deputetit

Imer Mushkolaj ka propozuar që kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk duhet të tëhiqet nga pozita e peputetit.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se tërheqja e mundshme e Lumir Abdixhikut nga mandati i deputetit për t’u marrë me partinë do të ishte gabim.

“Nuk e di pse Abdixhiku ka nevojë të tërhiqet nga mandati i deputetit kur dihet se ti si kryetar i partisë garën kryesore politike e bën në Kuvend dhe fuqinë politike e tregon pikërisht në Kuvend”, tha ai në “Debat Plus”.

Mushkolaj thotë se Abdixhiku mund të përfundojë sikurse Lulzim Basha në PD.

“Është një problem që ai ta reformojë partinë në mënyrë të shpejtë”.

Duke folur për qeverinë e re të mundshme, Mushkolaj thotë se Kurti do të ketë gjithë suksesin nëse qeverisë mirë por edhe përgjegjësinë nëse dështon qeverisja.

“Më herët ka pasur shumë parti dhe ministrat kanë raportuar te kryetarët e partive. Tash situata është ndryshe”, deklaroi më tej Mushkolaj.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img