fbpx
4.3 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Anëtari i LDK-së akuzon Abdixhikun se po eksperimenton me LDK-në, thotë se po e ndjek rrugën e ish partisë ORA

Anëtari i LDK’së thotë se Abdixhiku po eksperimenton me LDK’në.

Anëtari i LDK-së dhe ish-deputeti, Naser Rugova thotë se kryetari i ri i LDK’së, Lumir Abdixhiku po eksperimenton me LDK’në, raporton Gazeta Express.

Në një postim në rrjetin e tij social ai ka shkruar se logjika dhe filozofia e partisë ORA dhe FER janë refuzuar nga elektorati i Kosovës dhe se kjo formulë e dështuar politike duhet të reciklohet në majat e LDK-së, por nuk e dinë se ku po donë të shkojë LDK’ja.

Postimi i tij i plotë:

Partia reformiste ORA, logjika dhe filozofia e saj politike e bazuar mbi idenë e supremacisë së elitave të rrejshme, është refuzuar nga elektorati i Kosovës. E njëjta ka ndodhur edhe me nënproduktin e saj FER të krijuar më vonë. Pse kjo formulë e dështuar politike duhet të reciklohet në majat e LDK-së, si parti tradicionale dhe themeltare e shtetit të Kosovës? Çka është ky eksperiment me LDK-në që po e bën Kryetari i ri? Ku duam të shkojmë kështu?

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img