IKSHPK bën thirrje për zbatimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë serish thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia e COVID-19,
Ky njoftim erdhi si pasojë e vazhdueshme e rritjeve të numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave ka shkruar IKSHPK’ja.
Kanë bërë thirrje që të respektohen edhe një herë rekomandimet.
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.