Arban Abrashi: Procesi i votimit për kryetar të LDK-së është në minutat e fundit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Arban Abrashi: Procesi i votimit për kryetar të LDK-së është në minutat e fundit

arban-abrashi:-procesi-i-votimit-per-kryetar-te-ldk-se-eshte-ne-minutat-e-fundit

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arban Abrashi ka thënë se procesi i votimit për kryetar të LDK-së është gati në përfundim, pasi siç tha ai deri më tani kanë votuar mbi 90 për qind të delegatëve.

Abrashi po ashtu tha se nëse kandidatët për kryetar nuk e kalojnë 50 plus një për qind të votave, atëherë procesi i votimit shkon në raund të dytë me dy kandidatët më të votuar.

“Jemi në proces të votimit, pasi votova dola jashtë. 90 për qind ka arritur procesi i votimit. Është çështje minutash që të kaloj raundi i parë, nëse nuk e kalojnë 50 plus 1 për qind, ku më pas kalojmë në raundin e dytë”, ka thënë Abrashi.

Abrashi po ashtu tha se LDK-ja duhet të punoj fuqishëm për të kthyer besimin e qytetarëve.

“Mendoj që LDK-ja duhet të punoj fuqishëm, të punoj me struktura e qytetarë dhe të kthej besimin, por edhe çështje tjera si luftimi i korrupsionit, etj”, ka thënë ndër të tjera Abrashi.

Të ngjajshme

Haliti: Presidenti nuk duhet të jetë i Vetëvendosjes

albswiss.com

Deliu e PDK-së: Shefja e deputetëve të VV-së e pranoi hapur që e kanë shantazhuar LDK’në

albswiss.com

Fjalimi i plotë i Lumir Abdixhikut, nga urimi për Konjufcën deri tek muaji i mjaltit

albswiss.com