2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

Arbëreshët na bën me kja siç kjanin ata për MORENËN dhe Skënderbeun!

Surpriza e radhës nga DKRS dhe Komuna e Ferizaj ne ditën e madhe te Pavarësisë padyshim ishte ardhja e Arbëreshëve nga Kalabria. Takohemi një nate para ne teatër me thërret Sabriu qe te takohemi me arbëreshët, unë mezi pres sepse e di qe ata flasin arbërishten e vjetër 500 vjeçare, gjuhen qe fliste Skënderbeu

Tekstet nga Mentor Haziri dhe Maria Antonietta Rimoli

Një shkrim shumë mbresëlënës nga kjo vizitë kishte bërë artisti ferizajas, Mentor Haziri, ndaj edhe poe e japim tekstualisht për portalin tonë prointegra. ch :  “Paula me thotë Mentor nuk vijmë te gjithë nga Morea ( ishull ne Greqi tani Penelopezi) unë jam arbëreshe malësie, jam arbëreshe nga Veriu, këtu jemi arbëresh nga shume krahina te Kalabrisë jemi kombinuar per te sjelle sa ma shume drite e kunge qe i kemi ruajt per ti këndu neper Arbëri.

Paula me thotë Mentor nuk vijmë te gjithë nga Morea ( ishull ne Greqi tani Penelopezi) unë jam arbëreshe malësie, jam arbëreshe nga Veriu, këtu jemi arbëresh nga shume krahina te Kalabrisë jemi kombinuar per te sjelle sa ma shume drite e kunge qe i kemi ruajt per ti këndur nëpër Arbëri.

Te nesërmen pas fjalimit hyrës te kryetarit Aliu arbëreshët ngjiten ne skene për te na befasuar me këngë qe janë ruajtur për 500 e me shume vite ne sirtarin dhe memorien kolektive te tyre. Pas disa këngëve domestike ata kënduan një këngë vaji qe flet për shpërnguljen e arbëresheve ne Itali – ishte aq e

dhimbshme sa qe njëra qe këndonte dhe mbante ne dore Ana Marine ajo si mbante lotët fare .. i pari qe ju dorëzua lotëve ishte kryetari Aliu per ta qel udhën e emocioneve tona qe filluan te rrjedhin rrëke ..

” Kur u nisen gjith’ anitë, dherat tan’ iknin nga sitë, BESËN kemi me ne moj e bukura MORE “

Ata po ashtu vajtuan ikjen e Skënderbeut ne përjetësi kryetrimit tone .. dhe na mësuan se kë

shtu duhen rrënjët e kombit, rrënjët e gjakut tone arbëresh. Ata na mësuan se edhe pas 500 viteve malli është i njëjtë për atdheun. Na mësuan se muzika shqiptare qe u këndua para 500 viteve është muzikë e llojit me te veçante e me te bukur qe ka Evropa juglindore.

Arbëreshët na mësuan me dasht’

me këngen e dashnise’

” Kjani trima kjani gjith’ me lote

se na iki djali qe na bente drite

Shkova gjitoni mi gjitonie

shkova ka udha jote me ste pashë “Gjithashtu me këtë rast edhe përshtypjet e motrës sonë arbëreshe Maria Antonietta Rimoli, e cila është një nga urat kryesore mes arbëreshëve të Frasnitës dhe shqiptarëve të trojeve etnike. Ja edhe mbresat e saj nga Ferizaj:

“17 shkurt 2024.

Arbëreshët erdhën në FERIZAJ për të marrë pjesë në DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS, 16 vjet pas çlirimit nga serbët!

Këto janë vetëm disa nga fotot (dhe videot) e shumta që na janë bërë para, gjatë dhe pas shfaqjes që mbajtëm në një teatër të bukur.

Nuk mund t’ju përshkruaj emocionin, pothuajse më shumë se i yni, të shfaqur nga publiku i madh i pranishëm!! Shumë shpesh në këmbë, spektatorët e ndiqnin performancën tonë me duartrokitje të vazhdueshme!!

Ende e kam adrenalinën në rritje…nga kënaqësia që ndjeva…

Ishte një festë e përbashkët…Mirëpritja nga kryetari i qytetit që na priti në bashkinë dhe na ftoi në një drekë të bollshme në një nga restorantet më të mira ishte e mrekullueshme…Por të gjithë qytetarët e Ferizajt na treguan vëllazëri dhe gëzim..Po kemi gjetur vëllezër e motra..sepse rrënjet tona janë të përbashkëta..edhe nëse jemi pasardhës të diasporës së parë antikë!!!

Dhe festa vazhdon…

Rroftë Kosova e lirë. Rroftë Republika në mendje të gjithëve dhe Presidenti i saj i parë, Ibrahim Rugova!!

__

Ps: Nuk mund e të mos them se e kam ndier mungesën e pjesëmarrjes sime në këtë manifestim por kisha një agjendë shumë të ngjeshur rreth përcjelljes së manifestimeve të shumta në Zvicër kushtuar ditës së pavarësisë së Kosovës.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img