Arrestohet një zyrtar policor në Pejë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Është vënë në pranga një zyrtar policor.

Një zyrtar policor, me gradën rreshter në stacionin policor në Pejë, është arrestuar të premten nën dyshimin për veprën penale të dhunimit, fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara dhe shantazhit.

Inspektorati Policor ka njoftuar se për rastin kishte pranuar informacione para një muaji dhe pas hetimeve dhe provave të mbledhura ka rezultuar me arrestimin e zyrtarit.

Sipas njoftimit, operacioni ka vazhduar edhe me bastisje, ndërsa janë sekuestruar prova të ndryshme.

Të dyshuarit të arrestuar në këtë rast me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img