Të mërkurën ndërroi jetë rilindësi i fundit i Botës Arbëreshe, At Antonio Bellusci. Varrimi bëhet sot në ora 18 në varrezat “Shën Pjetri”, në monumentin që e ngriti për së gjalli e ku janë të gdhendura vargjet e poezisë “Vajtimi arbëresh” të Jul Varibobës.
Në lamtumirën e fundit të Tij, do të marr pjesë me profesor Hazir Mehmetin nga Vjena, jo vetëm si miq shpirti, por edhe si pjesë e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, anëtarët e së cilës me 6 maj i bënë një vizitë vëllazërore Antonio Belushit
Teksti e foto: Rexhep Rifati
Kur në gusht të vitit 2021, vizitova Frasnitën, në shoqërim të profesorit vendas, Michele Greco, profesor , At Antonio na propozoi të bëjmë një xhiro së bashku pa na shpjeguar se për ç`vend. Pas pak na u lajmëruan varrezat me mbishkrimin “Shën Pjetri”, aty ku preheshin edhe të parët e At Antonios. Sakaq lexojmë disa epitafe me mbishkrime shqip.
Befasia edhe më e madhe ishte kur u afruam pranë një varri familjar, të ngritur si shtëpizë, Antonio në mënyrë të qetë na tha:
“Ja, ky është varri im!”
Pranë po atij varri ishte një statujë gruaje, për të cilën na tha se simbolizon vuajtjet e gjitha nënave shqiptare, përfshirë edhe ato të Kosovës. Në pllakë ishin, (shqip dhe italisht ) ishte skalit poezia “Vajtimi arbëresh” nga Jul Variboba.
Pak metra më tej varri i prindërve të At Belushit, të cilëve nesër do tu bashkohet i biri i tyre, që po lenë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të shqiptarisë, si kolosi i fundit i rilindëseve të Arbërisë.
U prehtë në paq me kujtimet e mira, bashkë me veprën madhore që le prapa me një bibliotekë unike që ruan thesaret më të çmueshme të diturisë së kulturës shqiptaro- arbëreshe.
Në varrimin e At Antonio Belushit do të marr pjesë me profesorin e publicistin nga Vjena, Hazir Mehmeti jo vetëm si miq, por edhe si pjesë e kryesisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.