4 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Avdyli: Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës “Mjaft më”

Anëtari i Listës së VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit, Haxhi Avdyli, ka komentuar situatën e tanishme në LDK.

Isa Mustafa ka paralajmëruar dorëheqjen ndërkohë që anëtarët e kryesisë ende nuk kanë folur se cfarë do të vendosin për të ardhmen e tyre.

Disa nga anëtarët kanë shprehur pakënaqësinë me lidershipin dhe kanë kërkuar dorëheqje.

Avdyli, që ishte përjashtuar nga LDK, ka thënë se në LDK duhet të ekzistojë guximi që të ketë ndryshim.

“Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës “Mjaft më””, ka thënë Avdyli.

Avdyli ishte përjashtuar nga dega e tij në Prizren, ndërkohë që tani është pjesë e listës së Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të LDK’së do të mbahen më 14 mars.

Mandati i kryetarit të ri nuk do të jetë i plotë por vetëm vazhdim i atij të Isa Mustafës.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img