fbpx
16.2 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës preformuan me sukses para publikut amerikan në New York

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës performuan mbrëmë për herë të parë para publikut amerikan, në teatrin St Jean në Manhattan, njofton Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosoves në New York.

Ka qenë vet shefi i kësaj konsullate Ambasador Blerim Reka , konsulli Fatmir Zajmi dhe diplomat të tjer të kësaj konsulate që janë ngjiitur në skenë për të përshëndetur interpretimin e suksesshëm të kësaj trupe nga Kosova .

Ambasadori Reka, la në statusin e tij në Fb një shënim ku ai shorehu vlersimin për atë që ai e quajti një prezantim i shkëlqyeshëm i kulturës së Kosovës në Nju Jork.

“Mbrëmë Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, për të parën herë performuan në Nju Jork, me “Tango Nights”, në teatrin St. Jean në Manhatan, duke arritur një sukses të jashtëzakonëshëm “, shkruan Reka.

Përndrshye Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, mbrëmë në teatrin St Jean në Manhattan të New York-ut, u paraqiten para publikut amerikan, me premierën e shfaqjes “Tango nights” me koreografi nga Chiara Ajkun.

Kjo trup thotë se premiera e “Tango nights”, vjen si rezultat i bashkëpunimit në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe trupës amerikane Ajkun Ballet Company në New York.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img