14.1 C
Geneva
Saturday, June 7, 2025

Barcelona me veprim të papritur për Coutinhon

Barcelona ua ofron Coutinhon klubeve të Ligës Premier

Philippe Coutinho është një nga futbollistët që trajneri Xavi Hernandez nuk llogarit në të.

Klubi “blaugrana” po sheh të gjitha mundësitë për ta hequr qafe brazilianin, i cili edhe pse është më i paguari ka kontribut minimal në skuadër.

Barça synon të gjejë blerës për brazilianin në Ligën Premier, ku ka klube me burimet e nevojshme financiare për të përballuar pagën e lojtarit.

Sipas “Daily Mail”, Barça ia ka ofruar Coutinhon klubeve si Tottenham dhe Newcastle.

29-vjeçari mbërriti në janar 2018 në “Camp Nou” nga futbolli anglez, Barça i pagoi 120 milionë euro plus 40 në formë bonusesh Liverpoolit.

I huazuar në sezonin 2019-20 te Bayern Munich, ai fitoi tre torfe të rëndësishëm brenda sezonit, ku përfshihet edhe ai i Ligës së Kampionëve.

Coutinho mund t’i bëjë punë sidomos Newcastle, i parafundit në Ligën Premier.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img