BE pret formimin e shpejtë të institucioneve pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

BE pret formimin e shpejtë të institucioneve pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ

be-pret-formimin-e-shpejte-te-institucioneve-pas-certifikimit-te-zgjedhjeve-nga-kqz

Pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, BE pret formimin e shpejtë të institucioneve.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në Twitter e ka përshëndetur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai e ka vlerësuar mënyrën e shpejtë të certifikimit nga ana e KQZ-së dhe ka bërë thirrje që institucionet të formohen sa më shpejt.

“Vlerësoj faktin se Komisioni Qendror Zgjedhor ishte në gjendje të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në më pak se 1 muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti) të themelohen sa më shpejtë dhe të fillojnë punën për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, shkroi ai.

Për tu informuar më shumë rreth certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Të ngjajshme

Ilir Meta përplaset me policinë në zyrat e Frymës së Re Demokratike

albswiss.com

Kryetari i PLE-së paralajmëron ankesë në PZAP për “orkestrim të votave” nga Listën Serbe dhe Romani Iniciativa

albswiss.com

E kishte shok klase djalin e Adem Jasharit, gazetari i njohur rrëfen histori nga shkolla

albswiss.com