9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Befasi për të gjithë: Dorëhiqet Majlinda Kelmendi

Xhudistja e njohur kosovare, Majlinda Kelmendi ka dhënë dorëheqje.

Majlinda Kelmendi është tërhequr nga bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Majlinda Kelmendi ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj në kuadër të bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Punës, para se të votohej presidenti i KOK-ut, Majlinda mbajti fjalim duke zyrtarizuar dorëheqjen e saj.

Kelmendi deklaroi dorëheqjen si anëtare e komisionit të sportistëve në bordin ekzekutiv të KOK-ut.

“Unë personalisht po jap dorëheqje nga kandidatura si anëtare e Bordit për shkak të angazhimeve të shumta që i kam, garave të shumta që i kam dhe normës olimpike që duhet ta arrij” , tha ajo.

Musa Hajdari u zgjidh si anëtar i bordit, si zëvendësim i Kelmendit nga anëtarët që ishin prezentë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img