Bëhuni gati për këto temperatura të premte dhe të shtune

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Ndërsa dita e shtunë do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm, por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

“Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Sipas Institutit, temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img