Situata me qentë endacakë në rrugët gjithandej Kosovës nuk mund të zgjidhet nëse nuk trajtohet burimi i problemit nga të gjitha komunat njëkohësisht dhe të punohet seriozisht dhe në mënyrë transparente për reduktim human të numrit të qenve në rrugë.
Kësisoji, Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike ne Komunën e Prishtinës, ka vite që ka ndërmarrë veprime konkrete për trajtimin human të qenve endacakë.
Pra, Prishtina del të jetë ndër komunat më serioze dhe të vetme që ka trajtim të tillë dhe kjo falë Brestovcit.
Madje, sipas tij, edhe strehimorja do të gati së shpejti.
“Qendra publike për strehimin e përkohshëm të qenve endacakë po shkon drejtë finalizimit.
Së shpejti do të ketë më shumë siguri për qytetarët, përmiresim të imazhit të Kryeqytetit dhe tretman shumë human për qentë në strehimore” ka thënë Brestovci.
Komuna e Prishtinës, ndërkaq, ka ndarë 249 mijë euro për ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacak në fshatin Hajvali./Alb’swiss TV/