Bilall Sherifi kujton deklaratën e Kurtit kur u arrestuar para 6 viteve: Policia është bërë politike, e politika është bërë policore

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sherifi rikthen deklaratën e Kurtit kur u arrestuar para 6 viteve: Policia është bërë politike, e politika është bërë policore.

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Shefiri ka reaguar pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj në oborrin e televizionit 7 ku ky i fundit kishte shkuar për intervistë.

Sherifi përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar kohën kur kryeministri Albin Kurti ishte arrestuar nga Policia, e kur në krye të protestës për lirimin e tij ishte Dardan Molliqaj.

Tutje ai tha se edhe pas 6 viteve po përsëritet historia, vetëm protagonistët kanë ndërruar role.

Sipas tij, Policia është e keqpërdorur si atëherë si sot.

Postimi i plotë:

Kur para 6 viteve, rreth orës 21, pra natën, u arrestua Albin Kurti, Dardan Molliqaj ishte në krye të protestës për liriminn e tij.

Nga shkallët e Teatrit Kombëtar Albin Kurti pas lirimit deklaroi: Policia është bërë politike, e politika është bërë policore!

Pas 6 viteve një histori e ngjashme përsëritet veç se protagonistët e atëhershëm kanë ndëruar role. Albin Kurti kryeminstër ndërsa Dardan Molliqaj i arrestuar!

Fatkeqësisht, sikur atëherë sikur sot, policia e keqpërdorur.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img