fbpx
-15.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, 5 raste të dhunës

5 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5 raste të dhunës në familje ka bërë të ditur policia e Kosovës në raport.

Në Podujevë dhe Gllogoc, dy burra kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj grave të tyre, të cilat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.

“Podujevë 23.03.2021 – 02:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Gllogoc, 23.03.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Prishtinë është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje ka kanosur me thikë vëllain e tij.

“Prishtinë, 23.03.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me thikë vllaun e tij viktimën mashkull kosovar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ndërsa ende nuk është raportuar për të arrestuar.

“F. Kosovë 23.03.2021-19:00. Viktima femër kosovare , ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img