Cila do të jetë sfida e parë e Abdixhikut? – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Cila do të jetë sfida e parë e Abdixhikut?

cila-do-te-jete-sfida-e-pare-e-abdixhikut?

Kjo është sfida e parë e Abdixhikut sipas Blerim Latifit.

Profesori Blerim Latifi ka thënë se cfarë sfidave e presin kryetarin e ri të LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se Abdixhiku ka punë të madhe që të mbajë elektoratin e LDK’së të zgjedhjeve të 14 shkurtit, si dhe të shtojë atë.

“Abdixhiku duhet të ndalë rënien e LDK’së”, ka thënë ai.

“Punë e madhe duhet të bëhet brenda një kohe të shkurtër që të ruhet elektorati momental që më vonë të arrijë të rritet ai”, shtoi ai.

Latifi po ashtu përmendi sfidat që i ka ai në kohën më të shkurtër.

“LDK duhet të arrijë që të kthejë rezultatin në zgjedhjet lokale në njërën nga qendrat e mëdha”, tha ai.

Latifi tha se LDK ka humbur zgjedhjet në nivel vendi në të gjitha komunat. LDK nuk fitoi asnjë komunë për herë të parë në histori.

“Po të arrijë të kthejë Prishtinën, por edhe ndonjë komunë tjetër të madhe sikur Gjilani, Mitrovica dhe Peja sigurisht. Kjo është një ndër sfidat imediate të tij”, shtoi Latifi

Të ngjajshme

Pamje nga vendi i ngjarjes: Gjilanasi i dehur nuk i bindet policisë

albswiss.com

Abelard Tahiri i drejtohet Albin Kurtit: Po e merrni detyrën pa e pasur haberin se çka do të bëni

albswiss.com

Për kosovarët që ia mësyjnë Turqisë pas 15 marsit sapo erdhi një njoftim i rëndësishëm

albswiss.com