fbpx
16.5 C
Geneva
Thursday, October 31, 2024

Çka quajmë Votë?

Shkruan : Agron Abazi

Vota është një e drejtë e gjithsecilit për të shfaqur mendimin e tij në kohën kur mbahen zgjedhjet. Në njërën anë ndodhet Mendimi, në tjetrën qëndron Vota.

Mendimi përkthehet në votë dhe vota shndërrohet në përfaqësim të mendimit që ka gjithsecili.

Pra, përmes votës njeriu përcjell mendimin e tij.

E tash kur jemi në prag të zgjedhjeve, vota është gjëja më e përfolur, madje edhe më e pëlqyer nga ata qu nevojitet për të fituar garën elektorale.

Përderisa në vendet e zhvilluara vota konsiderohet e shenjtë dhe me shumë vlerë, tek ne si shoqëri ende kërkohet për hatër. Kjo ka bërë që zhvillimi i gjithmbarshëm të mbetet prapa nga të gjithë.

Në Kosovë, por edhe Shqipëri, votën edhe ta kushtëzojnë me ndonjë favor apo edhe ndodhë e kundërta që atë ta kërkojnë t’ua shesësh edhe për 10 euro.

Këtu edhe shefi pretendon se ka legjitimitetin e votës tuaj. Pa asnjë pikë mëdyshje mund edhe të të hidhërohet e të të marr në sy pse nuk mendon politikisht si shefi. Kjo është absurde!

Prandaj, duhet kuptuar se vota nuk jepet as për hatër të vëllaut, as për hatër shokut, mikut e as për hatër të shefit. Por, për hirë të mendimit që ke për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tu!

Paqim proces të mbarë, të qetë e të drejtë elektoral./Alb’swiss TV/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img