Dardan Sejdiu thyen heshtjen, tregon se a do të jetë nënkryetar i Prishtinës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Reagon Dardan Sejdiu: Nuk do të jem nënkryetar i Prishtinës.

Ditëve të fundit është përfolur që Dardan Sejdiu do i bashkangjitet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe t’i jepet posti i nënkryetarit të Prishtinës.

Por këtë e ka hedhur poshtë sot vetë Sejdiu i cili tha se nuk do të jetë nënkryetari i ardhshëm i Prishtinës.

Në një postim, ai ka shtuar se nuk do të jetë nënkryetar, por si propozim do e nderonte duke pasur parasysh, siç thotë ai, dashurinë që e ka për Prishtinën.

“Tash e sa dite emri im eshte perfol per Nenkryetar te Prishtines. Si propozim i mundshem do te me nderonte duke e marre parasysh dashnine qe e kam per qytetin dhe punen qe e kam bere ne te kaluaren ne Komune. Por, une nuk do te jem nenkryetar i Prishtines. Rikthimi im ne politike, nese ndodh, do te jete i fokusum tek angazhimi e puna ekipore me projekt te qarte politik. Ky angazhim ne thelb do ta kete zhvillimin shoqenor e ekonomik me theks agjenden digjitale e te gjelber 🌳. Angazhim qe synon te ndertoje mireqenie, mbrojtje, e trajtim te drejte e te barabarte per te gjithe qytetaret”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Une nuk jam nenkryetari i ardhshem i Prishtines.

Tash e sa dite emri im eshte perfol per Nenkryetar te Prishtines. Si propozim i mundshem do te me nderonte duke e marre parasysh dashnine qe e kam per qytetin dhe punen qe e kam bere ne te kaluaren ne Komune. Por, une nuk do te jem nenkryetar i Prishtines.

Rikthimi im ne politike, nese ndodh, do te jete i fokusum tek angazhimi e puna ekipore me projekt te qarte politik.

Ky angazhim ne thelb do ta kete zhvillimin shoqenor e ekonomik me theks agjenden digjitale e te gjelber. Angazhim qe synon te ndertoje mireqenie, mbrojtje, e trajtim te drejte e te barabarte per te gjithe qytetaret.

Deri atehere, une do te vazhdoj te jem i angazhuar ne projekte profesionale. Ndersa ju te gjithe kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj.

Sa ma pak telashe dhe sa ma shume dashni mes nesh.

Faleminderit te gjitheve per mirekuptim.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img