4.2 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Deputeti i VV-së: Kemi votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Kurtin kryeministër, nuk do të kemi probleme as për presidentin

Rexhaj ka thënë se kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Kurtin kryeministër, dhe se nuk do të kenë probleme as për presidentin.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kanë siguruar më shumë se 61 vota për ta bërë Albin Kurtin kryeministër të vendit.

Ai po ashtu po beson që Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente e vendit, kështu edhe të respektohet vullneti i qytetarëve.

“Ne kemi përmbi 61 vota për votimin e Qeverisë. Mirëpresim çdo votë që mund të jetë për Albin Kurtin kryeministër. Unë nuk mendoj që do të ketë problem as në zgjedhjen e presidentit mbi bazën e një logjike të thjeshtë. Qytetarët kanë vendosur për Albinin kryeministër dhe Vjosën presidente, andaj ky vullnet duhet të respektohet nga opozita. Opozita është e lirë të votojë sipas vullnetit të qytetarëve”, ka shtuar ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img