Reagon Dardan Stublla.
Dardan Stublla, burri i ish-kandidates për deputete të AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes Albana Bytyqi, e cila ka thënë se ka marrë një mesazh kërcënues nga ai.
Stublla ka thënë se në asnjë formë direkte as indirekte nuk ka kërcënuar askënd e aq më pak Bytyqin.
Ai kërkoi ndihmë për, ashtu siç i quajti Stublla, shantazhet që po bëhen ndaj tij.
Postimi i plotë:
Reagim publik ndaj shpifjeve të Albana Bytyqit
Në vazhdën e shantazheve ndaj meje dhe familjes sime, sapo lexova një shkrim në njërën nga portalet se znj.Albana Bytyqi më akuzon se gjoja ka pranuar mesazh kërrcënues nga unë!!!
Unë në asnjë forme direkte apo indirekte nuk kam kërrcnuar askënd e aq më pak znj në fjalë e cila po shpif për mua.
Kam filluar që mos ti besojë policisë dhe prokurorisë për arsyje të mos veprimit, nesër do të i drejtohem Ambasadës Britanike meqë jam shtetas, të kërkoj ndihmë për shantazhet që po më bëhen nga grupet kriminale dhe nga znj. Albana Bytyqi.
Thërras organet e rendit të marrin me seriozitet këtë kanosje ndaj meje dhe familjes sime.