Deputetja e Ukrainë ia di për nderë Kosovës mbështetjen e ofruar

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputetja e Ukrainës e falënderon Kosovën për mbështetjen e ofruar.

Deputetja e Ukrainës, Iryna Friz, e ka falënderuar Kosovën për mbështetjen që ka treguar në momentet kur thuhet se Rusia do të hyjë në këtë shtet.

Ajo i ka falënderuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe ish-ministren e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, për përkrahjen ndaj Kievit, duke shpërndarë edhe postimet e tyre të Twitterit.

“Jam e bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjedhin pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta”.

“Miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në tokën tonë, por ata që, gjithashtu nën kërcënimin e konfliktit të armatosur, shprehin mbështetje për shtetin tonë”, ka thënë Friz në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.

Ajo ka bërë thirrje për marrëdhëniet miqësore Kosovë-Ukrainë, duke thënë se ato janë bllokuar nga politika e Rusisë në Ballkan.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img