10.9 C
Geneva
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Derisa vazhdon numërimi i votave, Vetëvendosje kalon 50%

Deri tani, janë numëruar mbi 700 mijë vota nga zgjedhjet e parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, përjedhojë Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para në shtatë komunat kryesore të Kosovës.

Në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ka 64,06 për qind të votave, e ndjekur nga LDK-ja me 17.04 dhe PDK-ja me 12,02.

Në Mitrovicë të Jugut, Lëvizja Vetëvendosje ka 62,97 për qind të votave, PDK-ja ka 25,22 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm 6,55 për qind të votave.

LVV është e para edhe në Gjakovë me 48,83 për qind e ndjekur nga AAK-ja me 27,94 për qind. LDK-ja në Gjakovë ka marrë 7,82 për qind ndërsa PDK-ja 7,82.

LVV është e para edhe në Gjilanin e Lutfi Hazirit. Atje ky subjekt politik deri më tani ka marrë 63,25 për qind të votave, ndërsa LDK ka marrë vetëm 16,05 e ndjekur nga PDK-ja me 12,57.

LDK nuk e ka ruajtur votën as në Pejë. LVV po prin në këtë qendër të Kosovës me 49,84 për qind të votave, ndërsa LDK-ja ka mbledhur vetëm 18,78 për qind, e ndjekur nga AAK-ja me 14,88 për qind.

Prizreni i ka besuar Lëvizjes Vetëvendosje me 45,56 për qind të votave, ndërsa PDK-ja ka marrë vetëm 16,57 e ndjekur nga LDK-ja me 10,01 për qind.

Ferizaji i Agim Aliut kësaj radhe ka votuar për Lëvizjen Vetëvendosje. Ky subjekt politik në Skenderaj ka mbledhur 60,17 për qind të votave, ndërsa PDK-ja 22,16 e ndjekur nga LDK-ja me 9,21 për qind.

Ndërkohë, procesi i vlerësimit dhe verifikimit të votave që kanë ardhur nga jashtë vendit në Kosovë, tanimë ka përfunduar, derisa nesër, pritet të filloj numërimi i votave që kanë ardhur përmes postës, së bashku me ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

“Po punojmë shumë që nesër gjatë ditës të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postë”, ka theksuar. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Valmir Elezi .

Sipas tij, nga të dhënat preleminare gjatë procesit të vlerësimit dhe verifikimit të votave të ardhura përmes postës, janë refuzuar 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime.

Këto janë vetëm të dhëna preliminare, sepse shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi të shifra e sakta dhe përfundimtare të numrit të fletëvotime nga jashtë vendit të cilat do të numërohen këtu në QNR, ka shtuar Elezi

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img