Duda Balje komenton figurën e Thaçit, thotë se i ka ndihmuar – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Duda Balje komenton figurën e Thaçit, thotë se i ka ndihmuar

duda-balje-komenton-figuren-e-thacit,-thote-se-i-ka-ndihmuar

Duda Balje komenton figurën e Hashim Thaçit.

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka qenë mysafire në emisionin “Personale”.

Balje ka komentuar figurat kryesore politike në Kosovë gjatë dekadës së fundit.

Për ish presidentin Hashim Thaçi, Balje thotë se ai është ndër personat më të rëndësishme politik në Kosovë.

“Ai është shumë stabil në vendimet që merr. Mendoj se ai është ndër personat shumë të rëndësishëm të Kosovës…Neve boshnjakëve na ka ndihmuar shumë kur ka pasur mundësi”, thotë Balje.

Bashkëpunim korrekt deputetja e SDU-së thotë se ka pasur edhe me ish-kryeministrin Haradinaj.

“Haradinaj është person shumë konkret që reagon menjëherë. Kemi pasur rast kur kemi shkuar në zyre sa ishte kryeministër dhe i kemi paraqitur problemet. Ai menjëherë ka reaguar dhe ka kontaktuar personat përgjegjës dhe ka pasur sukses. Unë mendoj se edhe Haradinaj ka bërë punë të mirë”.

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë liron nga detyra Meliza Haradinajn

albswiss.com

Konjufca pritet ta udhëheq njërin nga tri institucionet më të rëndësishme të vendit

albswiss.com

Jetëgjatësia e institucioneve e varur nga (mos)zgjedhja e presidentit

albswiss.com