Dy dhuratat unike që mori Albin Kurti – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Dy dhuratat unike që mori Albin Kurti

dy-dhuratat-unike-qe-mori-albin-kurti

Albin Kurti i merr dy dhurata

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka treguar se ka pranuar një dhuratë nga Arlinda Lleshi.

Kjo e fundit, themeluese e firmës së veshjeve “Amargi”, ia ka dhuruar Kurtit dy këmisha.

Kurti në një postim në Instagram, ka thënë se veshjet e Lleshit promovojnë trashëgiminë tonë etnografike dhe punën artizanale vendase.

Postimi i plotë në Instagram:

Arilda Lleshi m’i solli dy këmisha. Bashkë me shoqen e saj Anën, ajo ka themeluar firmën e veshjeve “Amargi”. Ato promovojnë trashëgiminë tonë etnografike dhe punën artizanale vendase. E riaktualizojnë traditën tonë në rrobat moderne.

Copa prodhohet nga artizane shqiptare, nga zona të ndryshme të Shqipërisë, një zgjedhje e qëllimshme kjo, në mbështetje të ekonomisë lokale, fuqizimit të grave, dhe parimeve të qëndrueshmërisë.

Arilda momentalisht studion Master në Filozofi, por këtë projekt e ka për zemër, sepse sjell së bashku shumë kauza që ajo përqafon.

Të ngjajshme

Lista Serbe hesht ndaj paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje

albswiss.com

Osmani në një organizim me Hotin e Qunin

albswiss.com

I jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit te vrarë në Gradicë, Lladrovci ngushëllon familjen Muja

albswiss.com