Dy të vdekur dhe 335 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

335 raste janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, nga 2.487 mostra.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, dy persona kanë vdekur.

Është bërë e ditur se janë 6,601 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img