Duket se e ardhmja e Paulo Dybalas është tashmë e qartë.
Juventusi është afër marrëveshjes për një kontratë të re me Paulo Dybala, me nënpresidentin Pavel Nedved që pretendon se negociatat po shkojnë mirë, përcjell ORAinfo.
49-vjeçari u tha gazetarëve kur u pyet për Dybala, kontrata e të cilit skadon në 2022: “Ne jemi duke negociuar në mënyrën e duhur-ndihemi të afërt, optimistë”.
Javëve të fundit është përfolur se argjentinasi nuk po gjen një gjuhë të përbashkët me Zonjën e Vjetër, po duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar./ORAinfo/