8.8 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Edita Tahiri i reagon ashpër Edi Ramës: Mos i afrohet Kosovës, sepse vetëm e copëton

Edita Tahiri e ashpër: Edi Rama të mos i afrohet Kosovës, sepse vetëm e copëton.

Ish-përfaqësuesja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës lidhur me mundësinë e negocimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tahiri shprehet se Edi Rama nuk duhet të përmend më asnjë fjalë për Kosovën. Tahiri shprehet se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një gabim histori duke u përfshirë në çështjen e ndarjes së Kosovës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosove-Serbi në një kontekst ndërmjetësimi. Është mirë që kurrë mos ta përmend ma, sepse njëherë kur ndërhyri bëri gabim historik duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiçit e Millosheviçit” ka thënë Edita Tahiri.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img