Macron e Le Pen në rundin e dytë të zgjedhjeve në Francë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sondazhet në Francë, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë se presidenti i tanishëm, Emmanuel Macron, dhe liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do të kualifikohen për raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 24 prill.

Macron është kryesisht përpara në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 28.1 % të votave, i ndjekur nga Marine Le Pen me 23.3 %.

Lideri i ekstremit të majtë, Jean-Luc Mélenchon, është në vendin e tretë me 20.1 %, sipas transmetuesit televiziv kombëtar të Francës. Personaliteti televiziv i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, mori 7,2 përqind, sipas parashikimeve.

Kandidatja konservatore Valérie Pécresse mori 5% dhe kandidati i të Gjelbërve, Yannick Jadot mori 4.4%, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img