Enver Hoxhaj e pyet Albin Kurtin a është distancuar nga gazi e dhuna në ditën kur u votua Thaçi president – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Enver Hoxhaj e pyet Albin Kurtin a është distancuar nga gazi e dhuna në ditën kur u votua Thaçi president

enver-hoxhaj-e-pyet-albin-kurtin-a-eshte-distancuar-nga-gazi-e-dhuna-ne-diten-kur-u-votua-thaci-president

PDK e pyet Kurtin a është distancuar nga gazi e dhuna në ditën kur u votua Thaçi president.

U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është takuar sot me kreun e LVV-së, Albin Kurtin e u.d të presidentit, Vjosa Osmanit.

Hoxhaj pas takimit ka folur për media, derisa ka bërë të ditur se ka pasur disa pyetje për Kurtin.

“Ne kemi kërkuar qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme meqë presidenti i vendit ka rol në përfaqësimin e Republikës tonë. Ne kemi kërkuar këtu një qartësi të plotë, sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja para se ta merr vendimin PDK-ja, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së varet prej 10 qëndrimeve që I kemi ngritë në takim”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se në këtë takim e ka pyetur Kurtin se a distancohet nga dhuna e gazilotësjellës në ditën kur Hashim Thaci ishte emëruar presidenti i Kosovës.

“Së pari meqë jemi në hollin e këtij Kuvendi, sa herë ka pas zgjedhje të Qeverisë apo të presidentit, institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre, në seancë duke hedhë gaz. Së fundi kur e kemi zgjedh presidentin është goditë edhe ndërtesa e Kuvendit, ne e kemi pyetur z. Kurtin a distancohet nga një dhunë e tillë politike”, ka thënë ai.

Të ngjajshme

Aksion i PSD-së te Qeveria, me “letrën e dorëheqjes” së Liburn Aliut

albswiss.com

Me këtë armë dyshohet që u krye vrasja mbrëmë në Gradicë

albswiss.com

Vlora Çitaku këto fotografi i mbante në zyrë kur ishte ministre

albswiss.com