Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një konferencë shtypi.
Ai tha se PDK-ja respekton institucionet e Kosovës derisa i është drejtuar gazetarëve duke ju thënë se sot nuk ka gazë e as dhu.në.
Ai tha se nuk do t’i nënshtrohet vullnetit të askujt për formimin e institucioneve.
“Sot kishim një seancë konstituive të Kuvendit të ri dhe PDK-ja është një parti e cila e respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe po e shihni që sot nuk ka gaz as dhu.në në Kuvend të Kosovës, PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk pranojmë nga askush që ta na shet “sapunin për djathë”, tha Hoxhaj.