fbpx
4 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Enver Hoxhaj thotë se ende nuk kanë vendim konkret mbi çështjen e presidentit

Hoxhaj thotë se nuk kemi ende vendim konkret mbi çështjen e presidentit.

Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se në mbledhjen e Këshillit Drejtues është duke u analizuar rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndërsa sa i përket çështjes së votimit të Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit, ai tha se pret vendim nga Këshilli.

“Unë kam insistuar që të deklarohen, është në detyrën e Këshillit që të merr vendim. Deri më tani ka pasur dy-tri debate por jo diçka përmbajtësore. Ajo çfarë kam bërë është që vendimmarrjen e kam sjell në Kryesi. Kauza e tyre është se çka duhet të bëjë PDK-ja që të ndryshoj dhe të reformohet. Në rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit është duke u analizuar, shumë shpejt do të dal edhe me një platformë për ngritjen e PDK-së. Mbledhja do të zgjasë, pasi ka shumë folës”, tha Hoxhaj, i cili pas kësaj deklarate u kthye në sallën ku po mbahet takimi.

Ndryshe, mbledhja e Këshillit Drejtues që po mbahet në hotel “Emeral”, ka filluar në ora 16:30.

Të Fundit

Jepni

spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img