10.8 C
Geneva
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Enver Hoxhaj tregon se çka u bisedua në takimin e sotëm, çfarë iu kërkua nga Kurti dhe Osmani?

Hoxhaj ka treguar se çka u diskutua sot në takimin e ftuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Hoxhaj thotë se i ka kujtuar Kurtit se në të kaluarën ka ushtruar dhunë në institucione dhe se Kurti derisa shpjegoi se çka iu kërkua nga Kurti dhe Osmani.

“Ne kemi shkuar në atë takim me qëndrime dhe përmbajtje të qarta. Nuk ka qenë ideja jonë që të marrim pjesë saqë vetëm të takohemi me z.Kurti dhe znj.

Osmani se ne e njohim njëri-tjetrin dhe e dimë se kush për çfarë qëndrojmë”, thotë Hoxhaj.

“Ne kemi shkuar në atë takim që t’i shtrojmë këto 10 qëndrimet që i kemi bërë publike. Atmosfera ka qenë korrekte”, theksoi ai.

Por çka kërkuan Kurti dhe Osmani të cilët thirrën këtë takim?

“Fillimisht ishte një qasje që nuk e dinim pse na kanë ftuar. Se flisnin në terma të përgjithshëm derisa unë ju thash: hyni në temë, për çka na keni ftuar?”, thotë ai.

“Mandej kërkuan që të ketë kontribut nga PDK për të qenë pjesë e tri seancave të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, të zgjedhjes së qeverisë dhe të presidentit”, sqaroi Hoxhaj.

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img