fbpx
-9.6 C
Geneva
Saturday, November 30, 2024

EPOPEJA E UÇK-së DHIMBJE E FASHITUR

Këngët e lirisë çojnë peshë statujat në vallëzim
Ëndrra që banojnë pemëve të shpirtit
Përshkon rrugën e tmerrshme, heshtje përplot krim
Një gotë ujë për ata që vdiqën, sot peshë e mallëngjimit.

Hapa kutinë e moçme, picërrova sytë në fotografin e ngrirë
Shkarkova hejbet e mallit, duke kafshuar dhimbjen me dhëmbë
Trupa fëmijësh si rrjetë merimangash, pran mureve të shtrirë
Xhelatët lirshëm vërdallën, pa therë në këmbë.

Epopeja e UÇK-së, një ëndërr brenda ëndrrës së çdo shqiptari
Forcë e qëndresës e shkruar nga varri, lexohet edhe në shkretëtirë
Brenda dhembjes, kopsht parajse trim ADEM JASHARI
Dhembja mund të fashitet, qirinjtë të fiken
Ëndrrën që ai deshi ky vend të jetë i lirë.

Halit Haliti

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img