Erërat e forta kanë shkaktuar probleme në rrjetin elektrik në disa pjesë të Kosovës. Kompania që merret me distribuimin e energjisë-KEDS, ka deklaruar se në disa zona janë lokalizuar prishjet dhe ekipet janë mobilizuar në sanimin sa më të shpejtë të tyre.
Ndërsa në disa zona tjera sikurse është Vushtrria, KEDS ka thënë se për erërat e forta e kanë pamundësuar intervenimin për momentin, për shkaqe sigurie.
Qendra Dispeqerike dhe ekipet në terren po vlerësojnë situatën dhe në momentin që u jepet mundësia do të intervenojnë për të sanuar dëmet në rrjet dhe rikthyer energjinë elektrike.
KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve dhe u ka bërë thirrje atyre që të kenë kujdes të shtuar, në zonat ku ka erëra.





