Konkurrentët e “Përputhen” rrihen mes vete?
Debati mes konkurrentëve të “Përputhen” ka eskaluar.
Hyrjet e reja në emisionin “Përputhen”kanë nxitur debate mes konkurrentëve të tjerë, shkruan lajmi.net.
Një emër i ri që iu bashkua emisionit ishte Doriani, i cili që në puntantën e parë shkaktoi debat në studio.
Ai u pyet se cilat nga vajzat i pëlqejnë, meqë rast tha se Lediana dhe Antonela i duken si vjehrra me nusen, për shkak të përplasjeve që kanë vazhdimisht me njëri-tjetrin.
Ky koment nuk i pëlqeu aspak Antonelës, e cila i reagoi Dorianit duke e pyetur sa vjeçar është meqenëse nuk ka lesh në fytyrë.
Doriani tha se nuk e imagjinon të kesh lesh (mjekër) në fytyrë në shekullin 21.
Duket se kjo deklaratë kishte bërë që djemtë të fillonin debatin, veçanërish Eri, i cili u pezullua nga programi.
Thuhet se pas emisionit, debati eskaloi në rrahje, ku Eri dhe Dori janë grushtuar mes vete.
Se cila është e vërteta rreth pezullimit të Erit mbetet të kuptohet në “Përputhen Prime”