FC Kosova Düsseldorf 1-0 VfL Jüchen, ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes derbi që i takonte xhiros së 11-të të LandesLiga gjermane.
Max Stellmach në minutën e 70-të me gol spektakolar ka vulosur takimin për ta ngjitur në krye të renditjes tabelare skuadrën kuqezi.
Deri këtë javë VfL Jüchen ishte lider në tabelë, kurse nga kjo javë këtë fron e merr FC Kosova maestrale.
FC Kosova tani ka 26 pikë si lider. Vlen të theksohet se mbështetja e tifozëve ishte e madhe dhe për lakmi, drejt sukseseve të reja të skuadrës së tyre të zemrës që prej vitesh menaxhohet suksesshëm nga Bujar Neziri me shokë./Alb’swiss TV/