Fermeri llapjan qe 22 vjet pret grantin për kulmin e fermës që iu dogj në luftë: O Zot a po i sheh – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Fermeri llapjan qe 22 vjet pret grantin për kulmin e fermës që iu dogj në luftë: O Zot a po i sheh

fermeri-llapjan-qe-22-vjet-pret-grantin-per-kulmin-e-fermes-qe-iu-dogj-ne-lufte:-o-zot-a-po-i-sheh

Fermeri llapjan qe 22 vjet pret grantin për kulmin e fermës që iu dogj në luftë

Ata që pësuan më së shumti nga dallaveret me grante e subvencione, po e vazhdojnë jetën të zhgënjyer me shtetin e institucionet.

I tillë është rasti i Shaip Statovci nga Batllava e Podujevës. Ferma që i mbeti pa kulm që nga lufta, nuk iu rinovua kurrë. Kjo pasi disa herë Ministria e Bujqësisë ia refuzoi grantin, duke bërë që Shaipi të heq dorë nga puna që e kryente për gati 50 vjet. Tjegullat e fermës së tij tash e 20 vjet qëndrojnë në qiellin e hapur, në pritje që të ndihet dora e shtetit. Por për këtë dorë të shtetit, fermeri nga Batllava thotë se iu dha kryesisht atyre që fillimisht dhanë ryshfet.

Gati 22 vjet është në qiellin e hapur.

Tymit e plumbave të luftës nuk i shpëtoi as ferma e Shaip Statovcit nga Batllava.

Bagëtitë shpëtuan, por sfidë për Shaipin do të mbetej vendi se ku t’i mbajë ato.

Për gati 15 vjet, gati 30 krerë lopë, fermeri nga Podujeva i mbajti në një tendë që nuk i plotësonte as kushtet minimale. Kjo pasi ishte me shpresë, se një ditë do të përfitonte një grant, e ta rinovonte fermën e djegur në luftë, grant të cilin s`e mori kurrë, pavarësisht se aplikoi me dhjetëra herë që nga paslufta.

“Njëra prej kushteve thotë që duhet të keshë 3 vjet përvojë e mu më kanë thanë që nuk i kam. A dëshmon kjo diplomë që prej vitit 1976 jam marrë me këtë punë. 10 diploma i kam”, nis rrëfimin fermeri Statovci për RTK.

Kulmin e fermës që e kishte ëndërr ta rregullonte, Shaipi thotë se ia pamundësoi fakti që nuk pranoi të jepte ryshfet.

“Ata që kanë lëshu vendime, u kanë vështirë me marrë vendim pa e dhanë harraqin tonë. Puna jem po kallëzon, se s’kam pranu me kalu në ujëra të ndotura, dhe ju kam thanë jo”, tregon Shaip Statovci.

Durimit të Shaip Statovcit i erdhi fundi në vitin 2014, kur vendosi të mos merrej me punën e fermerit që e bënte për 40 vjet.

“Edhe heka dorë, me këta burokratë të shtetit tim, me këta burokratë që nuk i kontrollon askush, e me bo çka të donë sikur kuajve me ua hek dyzginat nëpër lama të huaja. Veç i kam çu durt, edhe kom thanë o Zot a po i sheh”, thotë ai.

I zhgënjyer nga shteti, por duke mos u dorëzuar nga puna e tij e djersës, Shaipi vazhdon të mbajë me krenari diplomat si një nga fermerët e dalluar prej vitit 1976.

Të ngjajshme

Prokuroria paralajmëron tre aksione të reja kundër krimit dhe korrupsionit

albswiss.com

Haziri ka një propozim pasi në Mitrovicë do të ndërtohet baza më e madhe e FSK-së

albswiss.com

Malishevë: 33 raste aktive me Covid-19

albswiss.com