fbpx
1.9 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Flet nënkryetarja e LDK-së: Koha më e mirë për mua dhe të tjerët është ta rikthejmë partinë në piedestal

Mjekiqi: Koha më e mirë për mua dhe të tjerët është ta rikthejmë LDK-në në piedestal.

Nënkryetarja e re e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se nëpërmjet përfaqësimit në këtë parti, ajo do të mundohet t’i shërbej popullit dhe shtetit të Kosovës.

Mjekiqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook i falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë deri tani.

“Dje, me propozimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, dhe me mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm jam zgjedhur Nënkryetare e partisë. Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK morri përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh. E kuptoj që shumë prej jush ndjeheni të zemëruar me këtë rezultat”.

“Por, është koha më e mirë për mua dhe shumë të tjerë të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal, aty ku e ka vendin. Spektri politik në Kosovë është i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zhvillimin e së cilës punuan me shumë mund e sacrificë gjenerata të shumta nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nëpërmjet përfaqësimit në LDK, nën udhëheqjen e Lumirit, unë do të mundohem t’i shërbej popullit dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Mjekiqi.

Të Fundit

Jepni

spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img