Genta Ismajli tregon një anë të saj që nuk e njihnim në bashkëpunimin me Feron – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Showbiz

Genta Ismajli tregon një anë të saj që nuk e njihnim në bashkëpunimin me Feron

genta-ismajli-tregon-nje-ane-te-saj-qe-nuk-e-njihnim-ne-bashkepunimin-me-feron

Publikohet bashkëpunimi me Feron, Genta Ismajli tregon një anë të saj që nuk e njihnim.

Genta Ismajli dhe reperi Fero kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Level Up”, i cili duket se po pritet mjaft mirë nga fansat e tyre.

Ndërkohë surpriza e këtij projekti është këngëtarja e njohur.

Genta kësaj radhe është shfaqur edhe si repere, duke i befasuar të gjithë me talentin e saj. Edhe pse numëron një sërë këngësh në repertorin e saj muzikor, nuk na kishte rastisur që ta dëgjonim teksa bënte rep.

Por në këtë projekt ajo ka dhënë më të mirën e saj dhe fansat e kanë komplimentuar shumë. Nga ana tjetër, kënga është pjesë e albumit të Feros që mban titullin “Goat”.

Fero u rikthye disa javë më parë në muzikë pasi për disa kohë ai qëndroi në pushim, madje u zhduk edhe nga rrjetet sociale. Para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”.

Të ngjajshme

Më në fund Mozzik e pranon hapur ribashkimin me Loredanën, publikon foton më të bukur me të

albswiss.com

Kjo foto e Cimes me bashkëshorten përmbanë një histori të veçantë

albswiss.com

Tea i përgjigjet pa hezim pyetjes se a është shtatzënë

albswiss.com