Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar mërgimtarët shqiptarë në Otava e Hamilton të Kanadasë, në kuadër të vizitës zyrtare.
Gërvalla është shprehur se mërgimtarët luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës.
“Me qëllim të fuqizimit të lidhjeve mes mërgatës dhe Kosovës, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe fuqizimin kulturor të tyre në Kanada, në kuadër të vizitës zyrtare, bashkëbiseduam me mërgimtarë në Hamilton dhe Otava të Kanadasë”, shkroi ministrja në Facebook.
“Në bashkëbisedimin e mbajtur në Otavë, morëm pjesë në hapjen e ekspozitës së piktorit kosovar, Zeqirja Rexhepi, duke e vlerësuar lartë kontributin e tij dhe diasporës sonë në ngritjen e imazhit tonë në botë”.
“Gjatë bashkëbisedimeve theksova faktin që mërgimtarët luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës duke i inkurajuar ata që të angazhohen në jetën politike dhe ekonomike të vendit”.
“Në fokus ishin edhe iniciativat e qeverisë për të përforcuar lidhjet me mërgatën, si Ligji për Diasporën dhe programi për diplomaci publike ‘Citizen Diplomacy Felloëship’”.