Akti vandal dhe i paprecedent i thyerjes (dëmtimit) të bustit të Kryetrimit mesjetar Skënderbeu në qytetin e Gjenevës në Zvicër, edhe njëherë nxjerr në pah urrejtjen dhe mendimin e çrregullt i cili mëton të krijoj kaosin e qytetërimit modern. Pa hyrë në paragjykime, se kujt i pengon sot figura e Skënderbeut, akti i tillë shfryen vandalizmin dhe urrejtjen e cila është e vjetër sa vet koha. Dhuna dhe shkatërrimi është barbarizëm, është krim… keqbërësit e tillë, pa fije dyshimi jenë ata të cilët, është e sigurt se vazhdojnë të ecin nëpër errësirën e tyre, injorancën dhe shtigjet e urrejtjes, shovinizmit dhe mospranimit të realiteteve dhe historive kombëtare…
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ashtu siç kaloj nëpër shekuj ashtu, edhe sot do mbetet një udhërrëfyesi i guximit i lirisë dhe qytetërimit jo vetëm kombëtar por edhe evropian e botëror. Asgjë nuk mund ta zbeh e ta zhbëj figurën e tij madhore bashkë me historinë shqiptare./albswiss.com/