1.3 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

Gjindet i plagosur dhe më pas ndërron jetë në spital, ish-drejtori i Shëndetësisë në Deçan

Mëngjesi i sotëm ka qenë i kobshëm për familjen Hasanaj në Strellc të Deçanit. Mustafë Hasanaj, ish-drejtor i Shëndetësisë në dy mandate në Komunën e Deçanit është gjetur i plagosur në mëngjesin e sotëm.

Afërsisht një orë më pas, Hasanaj ka ndërruar jetë në spital. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia më 18.03.2021 rreth orës 07:55 në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit është njoftuar për nja plagosje me armë zjarri. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur edhe ekipet mjekësore. Sipas informatave të ekipeve mjekësore, rreth orës 08:30 viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ish-deputeti, Rasim Selmanaj e ka kujtuar Mustafë Hasanajn si njeri të urtë e të ndershëm.

“Për më shumë se një dekadë e kisha mik e bashkëpuntor!
Ai shquhej për ndershmëri, urtësi, sinqeritet mbi të gjitha ishte njeri me plotkuptimin e fjalës!

Per dy mandate kisha nderin ta emroja si drejtor në Komunen e Deçanit.
Ngushllime familjes, bashkëpuntorëve dhe farefisit”, shkruan Selmanaj në Facebook.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img