Gjuriq i drejtohet Kurtit: Ai votoi në një shtet tjetër, e serbëve në Kosovë po ua mohon

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Referendumi serb u ndalua të mbahej në Kosovë.

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se vetë votoi në zgjedhjet e një shteti tjetër, ndërsa nuk po i lejon serbët në Kosovë të votojnë.

“Albin Kurti – i njëjti njeri që më parë votoi në zgjedhjet shqiptare (kundër qeverisë shqiptare) – tani po ua mohon serbëve në Kosovë të drejtën për të votuar me pretekstin se qytetarët e një vendi nuk mund të votojnë në zgjedhjet në një tjetër”, ka shkruar Gjuriq në një postim në Twitter.

Gjuriq i bëri këto komente pasi krerët e shtetit Kosovarë nuk lejuan që sot të mbahej referendumi serb edhe në Kosovë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img