Kuvendi i Kosovës mund të udhëhiqet nga Glauk Konjufca
Glauk Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë se do të propozohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës..
Gjatë ditës është raportuar se Konjufca do të jetë i propozuari i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ani pse një opsion që gjithashtu mund të ndodhë është edhe propozimi i tij si Ministër i Punëve të Jashtme, post ky që Konjufca e kishte mbajtur edhe më herët.
Sonte Konjufca në emisionin “Rubikon” tha se nuk e përjashton mundësinë e propozimit të tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Jo ne ende nuk e kemi bërë publike të gjithë ato për të cilat jemi dakorduar deri tash, kjo do të ndodh sa më afër që të jemi prej datës kur ritet te konstituohen trtupat e kuvendit e pastaj kalohet ne seancat të tjerat te kuvendit.
Ndonëse, unë e konsideroj që rreth 80 përqind e emrave të Qeverisë tash dihen. Nuk e përjashtoj, mirëpo nuk mund ta di unë, nëse i marr votot e nevojshme. Kandidati nuk e përjashtoj mundësinë po”, tha Konjufca.
Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.
Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.
Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.
Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme.