21.5 C
Geneva
Saturday, June 7, 2025

Grabitje e armatosur në një barnatore në Mitrovicë

Grabitjet janë shtuar në vendin tonë.

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur pasditen e sotme në një barnatore në rrugën “Nexhip Draga” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se sipas të dhënave të para, dyshohet se grabitja është kryer prej dy personave.

Ai ka shtuar se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, bazuar në të dhënat e para dyshimet jan ngritur se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash, nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Zahiti.

Ai shtoi se lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img