“Hallakamë” në LDK-në e Podujevës, Agim Veliu apo Ekrem Hyseni cili është kryetari i degës?

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

LDK në Podujevë nuk është në rrugën e duhur.

Kompetencat ia hoqi partia. Por, Agim Veliu, po vazhdon të punojë si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Në këtë cilësi ai madje udhëtoi në Gjermani, ku nënshkroi marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit me kryetarin e CDU-së në Velbert.

Kur njoftoi për këtë në Facebook, u kujdes që postimin ta shohin sa më shumë njerëz, duke e sponsorizuar shpërndarjen e tij, raporton Klan Kosova.

Veliu thotë se ai udhëheq me LDK-në në Podujevë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. I emëruari në këtë pozitë nga partia, Ekrem Hyseni, thotë se ai është shefi e jo Veliu.

Në LDK deklarojnë se qëndron në fuqi vendimi i marrë në qershor të vitit të kaluar, për emërimin e Hysenit në pozitën e të parit të degës në Podujevë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img