fbpx
1.6 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, reagon edhe Grenell

Reagon Grenell: Historike, mezi pres ta vizitoj Ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Ish-i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Hapjen e kësaj ambasade, Grenell e quajti historike.

Ndryshe njohja e ndërsjellë e Izraelit, si dhe hapja e ambasadës sot në Jerusalem erdhën si rezultat i Marrëveshje së Washington-it, që u nënshkrua më 4 shtator 2020.

Ndërmjetës i kësaj marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe Richard Grenell derisa marrëveshja u nënshkrua në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

“E madhe, historike, e bukur”, shkroi Grenell teksa shtoi se mezi pret që ta vizitojë atë.

Grenell shkroi këto fjalë mbi publikimin e një postimi nga Arsen Ostrovski, analist politik për Lindje të Mesme.

“Tjetër ditë e bukur historike në Izrael, teksa Kosova formalisht hap ambasadën në Jerusalem”, shkroi ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img