Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, e priti sot në një takim emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Haradinaj dha detaje nga ky takim, ku tha se Lajçakut ia ripërsëriti qëndrimet për dialogun, që ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Prita sot përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak.
Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Bashkërisht vlerësuam zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë dhe theksuam nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, në afat sa më të shpejt.
Z. Lajçak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë.